LAJME

Moti sot: I vranët e me shi, rikthehet pluhuri saharian

Moti sot: I vranët e me shi, rikthehet pluhuri saharian
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Prill 2024, 08:01

Këtë të martë  pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe me intervale të shkurtra me diell, ku pasdite dhe në mbrëmje pritet të ketë reshje të pakta lokale shiu.

Bëhet e ditur se në ajër do të rikthehet pluhur saharian, ku në zonat me shi, të reshurat do të jenë të përziera me baltë.

Era do fryjë nga perëndimi dhe jugperëndimi, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-65 km/h.

Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që do të lëvizin prej 11 deri në 15 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 22 deri në 25 gradë Celsius./MeteoKosova

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika