LAJME

Moti sot i vranët dhe me reshje bore

Moti sot i vranët dhe me reshje bore
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Janar 2024, 08:11

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbizotërojë mot i vranët dhe me reshje bore.

Gjatë ditës së shtune parashihet që temperaturat minimale të lëvizin mes -3 gradë Celsius deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri në 1 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-5m/s.

“Të shtunën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet – 1 deri1 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-5m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së..

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika