Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se dita e diel do të karakterizohet nga mot kryesisht i qëndrueshëm dhe i ngjashëm me ditët e mëparshme. Temperaturat minimale pritet të lëvizin ndërmjet -1 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë vlera nga 14 deri në 17 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga verilindja me shpejtësi 1–3 m/s.
Sipas IHMK-së, kushtet agrometeorologjike për këtë fundjavë do të jenë të favorshme për zhvillimin e punëve bujqësore në terren, veçanërisht për mbjelljet vjeshtore. Stabiliteti i motit gjatë fundjavës krijon një dritare optimale për intensifikimin e aktiviteteve të mbjelljes.





