LAJME

Moti sot i ndryshueshëm

Moti sot i ndryshueshëm
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Gusht 2025, 08:06

Sot pritet të mbajë mot i ndryshueshëm, ku pritet të ketë edhe shi.

“Të shtunën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell”, thotë Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

“Vranësirat, kryesisht në pjesën e dytë të ditës, pritet të dendësohen dhe si rezultat i ndryshimeve të fushave barike, parashihen reshje shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh”.

Madje, në disa zona priten edhe stuhi të shoqëruara me breshër.

“Në zona të kufizuaara parashihen stuhi me breshër. Kjo situate meteorologjike bën që parametri i erës të jetë më i fuqishëm në disa zona”.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-17°C, ndërsa ato maksimale pritet të jenë ndërmjet 27-30°C”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika