Orëve të mëngjesit ngrica dhe mundësi për mjegull. Në fundjavë kryesisht me vransira, të shtunën më ftohtë.
9.02.2022 – Mot më stabil do të dominoj në ditët vijuese mbi vendin tonë. Do të ketë më shumë kthjellime e diell, derisa edhe temperaturat gjatë ditës do të jenë pothuajse pranverore. Orëve të mëngjesit edhe do të ketë ngrica, e përgjatë ultësirave me mundësi edhe për mjegull apo mjegullinë.
Nga fundjava do të ketë shtim të vransirave, me pak gjasa për reshje të dobëta bore përreth viseve malore ditën e shtunë, kur edhe pritet një rënie e temperaturave përreth vlerave mesatare.
Java e tretë e shkurtit fillon me mot të butë dhe pjesërisht të vranët, me mundësi për riga lokale shiu apo bore në vise malore.
Paraqitja e inverzionit të temperaturës dhe qarkullimi jo i mjaftueshëm ajror mbanë ndotësit ajror të rritur pranë sipërfaqes, e cilësia e ajrit fillon të përkeqësohet, ku indeksi mund të kaloj në vlera edhe shumë të dobëta, por edhe jashtëzakonisht të dobëta vende-vende.





