Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se këtë javë do të mbajë mot i ndryshueshëm.
Sipas IHK, ditët e kësaj jave karakterizohen me mot jostabil i përcjellur me alternime vranësira të cilat do të shoqërohen me riga shiu dhe herë–herë edhe me shkarkime rrufesh.
Në fushat termike do të kemi rënie në të dy vlerat ekstreme për 4-6 gradë Celsius. Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-34 gradë Celsius.





