Home LAJME Moti gjatë pesë ditëve të ardhshme në Kosovë

Moti gjatë pesë ditëve të ardhshme në Kosovë

0
Moti gjatë pesë ditëve të ardhshme në Kosovë

Gjatë pesë ditë të ardhshme në Kosovë parashihet të mbajë mot kryesisht stabil.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të hënën parashihet që moti të jetë me diell e vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale pritet të sillen mes 1-4 gradë celsius e maksimalet mes 20-23 gradë.

Të martën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell ku temperaturat minimale do të lëvizin mes 3-6 gradë celsius e maksimalet mes 19-21 gradë. Mot i ngjashëm do të mbajë edhe të mërkurën.

Ndërkohë të enjten moti do të jetë me diell e vranësira të shpërndara, të cilat do të jenë të fokusuara kryesisht përreth relievit malor.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare”, thuhet nga IHMK.

Të premten moti parashihet të jetë me pak vranësira e intervale të gjata me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin mes 3-6 gradë e maksimalet mes 14-17 gradë./KOHA/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here