Sot pritet të mbajë mot me diell dhe me vranësira të shpërndara.
Siç bën me dije Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, temperaturat maksimale do të lëvizin nga 25 deri në 29 gradë Celsius, e ato minimalet nga 9 deri në 12 gradë Celsius.
“Të shtunën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-29 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1- 3m/s.