Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, me intervale të shkurtra me diell. Në orët e mëngjesit, në shumë zona të vendit pritet paraqitja e mjegullës së radiacionit, e cila mund të ulë dukshmërinë, veçanërisht në ultësira dhe lugina.
Mot i vranët dhe mjegull në mëngjes, minimalja deri -4

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -4 deri në -2 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale të ditës pritet të jenë ndërmjet 6 dhe 9 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga verilindja, me shpejtësi prej 1 deri në 3 metra në sekondë.
Instituti bën të ditur se kushtet agrometeorologjike aktuale në vend janë relativisht të favorshme për kryerjen e punimeve në bujqësi. Megjithëse reshjet e shumta gjatë muajit nëntor kanë bërë që shumë bujq të mos arrijnë t’i mbjellin sipërfaqet me grurë brenda afatit optimal, mbjellja edhe gjatë muajit dhjetor mbetet e mundur. Megjithatë, rekomandohet që bujqit t’u përmbahen udhëzimeve agronomike dhe teknike për të siguruar zhvillim sa më të mirë të kulturave bujqësore.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

Komisioni për Komunitete viziton shkollat e Prizrenit për të vlerësuar nevojat e nxënësve

