LAJME

Mot i nxehtë dhe pa reshje të shtunën, temperaturat deri në 38°C

Mot i nxehtë dhe pa reshje të shtunën, temperaturat deri në 38°C
TV Prizreni
TV Prizreni
22 Gusht 2026, 06:45

Kosova të shtunën do të përfshihet nga mot kryesisht me diell dhe i nxehtë, ndërsa sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), nuk parashihen reshje shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 deri në 15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 32 deri në 38 gradë Celsius.

Era do të fryjë kryesisht nga veriu dhe veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra për sekondë, ndërsa lokalisht mund të ketë përforcime të përkohshme.

IHMK-ja paralajmëron për ngarkesë termike të shtuar gjatë mesditës dhe pasdites, për shkak të temperaturave të larta.

Ndërkohë, kushtet agrometeorologjike do të jenë të pafavorshme për shkak të motit të thatë dhe temperaturave të larta, të cilat rrisin nevojën për ujë. Për këtë arsye, rekomandohet që ujitja e kulturave bujqësore të bëhet sipas nevojës.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika