LAJME

Mosmarrëveshje në tregun e kafshëve në Prizren, përdoren edhe armët

Mosmarrëveshje në tregun e kafshëve në Prizren, përdoren edhe armët
TV Prizreni
TV Prizreni
22 Nëntor 2023, 08:10

Si pasojë e një mosmarrëveshje në tregun e kafshëve në Prizren, mëngjesin e sotëm ka ndodhur një konflikt ku janë përdorur dhe armë zjarri.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, ka konfirmuar rastin.

Ai ka deklaruar se njësitet relevante janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me hetimet për rastin.

Kurse, sipas informatave të deritanishme disa nga personat të përfshirë në konflikt po trajtohen në Spitalin e Prizrenit.

 

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

 

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika