LAJME

Mori disa herë pije alkoolike në market dhe nuk i pagoi, arrestohet një burrë në Prishtinë

Mori disa herë pije alkoolike në market dhe nuk i pagoi, arrestohet një burrë në Prishtinë
TV Prizreni
TV Prizreni
4 Shkurt 2024, 11:36

Policia ka arrestuar një burrë në Prishtinë për veprën “ngacmim”.

I njëjti sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovë, në gjendje të dehur kishte marrë pije alkoolike nga një market dhe nuk i kishte paguar.

I dyshuari sipas ankueses-punëtore e marketit e ka përsëritur këtë veprim disa herë teksa në momentin e arrestimi i dyshuari sipas policisë kishte pasur në dorë një palë gërshërë që i kishte përdorur si mjet kërcënimi.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika