LAJME

Momenti historik kur Bill Clinton dha urdhrin për bombardimin e Serbisë – VIDEO

Momenti historik kur Bill Clinton dha urdhrin për bombardimin e Serbisë – VIDEO
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Mars 2022, 08:03

Sot mbushen 23 vite nga fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake e policore të Serbisë.

Në këtë datë të vitit 1999-të sekretari i atëhershëm i Aleancës Veriatlantike, Javier Solana kishte dhënë dritën e gjelbër për fillimin e sulmeve ndaj Serbisë.

“Posa i urdhërova komandantit suprem të forcave aleate gjeneralit Clark, të iniciojë operacionet ajrore në republikën federale të Jugosllavisë”, kishte thënë Solana.

Vendimi i tij ishte përkrahur nga presidenti i atëhershëm i SHBA-së, Bill Clinton, i cili tha “Sot ushtria amerikane iu bashkua aleatëve tanë në sulmet ajrore kundër forcave serbe, që janë përgjegjëse për brutalitetin që po ndodh në Kosovë”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika