FAMILJE

MKRS ndanë 1.3 milion euro për fushën e stadiumit ” Fadil Vokrri”

MKRS ndanë 1.3 milion euro për fushën e stadiumit ” Fadil Vokrri”
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Shkurt 2024, 18:19

Ministri, Hajrulla Çeku, ka njoftuar përmes një postimi në facebook, se ” Sot kemi nënshkruar memorandum me Federatën e Futbollit të Kosovës. Bashkë do të investojmë 1.3 milion euro për rindërtimin e tërësishëm të fushës së stadiumit Fadil Vokrri. Punimet do të nisin së shpejti dhe stadiumi do të jetë i gatshëm për ndeshje vendore dhe ndërkombëtare.

Vazhdojmë me shumë punë të mira anekënd Kosovës për konsolidimin e infrastrukturës së futbollit.”, ka shkruar ministri Çeku.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika