FAMILJE

FSK dhe FARSH zhvillojnë trajnim të përbashkët në Kërkim-Shpëtim Malor

FSK dhe FARSH zhvillojnë trajnim të përbashkët në Kërkim-Shpëtim Malor
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Tetor 2026, 16:11
Në kuadër të planit të bashkëpunimit bilateral, pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH) kanë realizuar trajnim tre javor në fushën e Kërkim-Shpëtimit Malor, në nivelin bazik dhe të avancuar.
Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit zhvilluan aftësitë profesionale dhe praktike në zbatimin e teknikave të kërkim-shpëtimit, me fokus në rritjen e gatishmërisë dhe kapaciteteve operacionale për ndërhyrje në terrene malore.
Ky aktivitet dëshmon përkushtimin e përbashkët për avancimin e bashkëpunimit ndërmjet dy forcave, shkëmbimin e përvojave dhe zhvillimin e kapaciteteve profesionale në fushën e kërkim-shpëtimit.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika