Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Serbicë e Poshtme e Prizrenit, pasi i njëjti dyshohet për veprën penale “vjedhje e rëndë”.
Policia, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se i njëjti dyshohet se me datën 14 qershor ka vjedhur disa qengja me vlerë rreth 1000 euro në fshatin Piranë dhe më pas i ka shitur te persona të ndryshëm.
Me vendim të prokurorit të Shtetit, ndaj tij është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë dhe është ngritur kallëzim penal.
“Në vazhdim të hetimeve, me datën 24.06.2026, hetuesit policorë kanë gjetur tre nga qengjat e vjedhur në oborrin e një shtëpie në fshatin Serbicë e Poshtme. Pas procedurave ligjore, qengjat e sekuestruar iu kthyen pronarit të tyre. Hetimet për rastin vazhdojnë me qëllim identifikimin e personave të tjerë të implikuar” – thuhet në njoftim.
Policia e Kosovës thekson se mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e pronës së qytetarëve dhe garantimin e sigurisë publike, duke vepruar me profesionalizëm dhe në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit.