LAJME

Mjekët nga Turqia, në bashkëpunim me stafin e mjekëve dhe infermierëve nga klinikat e QKUK-së, kryejnë 12 operacione kardiokirurgjike tek fëmijët

Mjekët nga Turqia, në bashkëpunim me stafin e mjekëve dhe infermierëve nga klinikat e QKUK-së, kryejnë 12 operacione kardiokirurgjike tek fëmijët
TV Prizreni
TV Prizreni
22 Shtator 2023, 12:48

Mjekët nga Turqia, në bashkëpunim me stafin e mjekëve dhe infermierëve nga klinikat e QKUK-së, kanë kryer 12 operacione kardiokirurgjike tek fëmijë dhe 26 raste në sallën e kateterizimit në kuadër të Klinikës së Kardiologjisë.

Operacionet dhe ndërhyrjet e tjera po vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme.

Lidhur me këtë Drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, Elvir Azizi, gjatë ditës së sotme ka pritur ekspertët nga Turqia, të cilët i ka falënderuar për punën e shkëlqyer që kanë bërë dhe po bëjnë në trajtimin e fëmijëve kosovarë.

Gjatë takimit me mjekët dhe stafin tjetër nga Turqia, ata kanë shprehur kënaqësinë e tyre që patën mundësi t’i trajtojnë fëmijët nga Kosova, duke shprehur falënderimin edhe për stafin vendor të klinikave që janë treguar shumë bashkëpunues.

Një delegacion tjetër i mjekëve dhe ekspertëve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pritet që në muajin shtator të vijë në Kosovë, për të operuar fëmijë të tjerë që kanë probleme me zemër.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika