Shqipëria është në situatën më kritike nga pandemia e Covid-19. Përhapja e koronavirusit dhe humbjet e jetëve janë në nivele alarmante. Mjekët i bëjnë thirrje qeverisë të marrë masa urgjente duke mbyllur shkollat, lokalet dhe transportin publik.
Kërkesa e specialistëve nga spitalet shtetëore bëhet jashtë kameras por kolegët e tyre në sistemin privat nuk ngurojnë ta thonë dhe publikisht.
Një mjeke në sistemin privat e cilëson të paprecedentë vendimin e Komitetit Teknik për të mos ndryshuar masat. Kirurgia Lida Shosha thekson nevojën për mbylljen e disa shërvbimeve dhe fundjavat karantinë. Sipas saj spitalet janë tejmbushur ndërsa mjekët janë të lodhur dhe të mbingarkuar.





