- Reklama -

Miratohet projektligji për shitjen e banesave për të cilat ekziston e drejta banesore

Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 74 vota për kanë miratuar në parim Projektligjin për shitjen e banesave për të cilat ekziston e drejta banesore. Qëllimi i këtij projektligji u tha se është zgjatja e afatit për shitjen e banesave dhe blerja e tyre me kushte të njëjta, siç janë procedurat në ligjin bazik. Ndërkohë, u përkrah edhe nga partitë opozitare.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu tha se me miratimin e këtij projektligji do të përfitojnë qytetarët.

- Reklama -

“Qëllimi i këtij projektligji është që të gjithë personave që nuk kanë mundur të blejnë, apo iu është pamundësuar blerja e banesës, që në mënyrë ligjore kanë fituar të drejtën banesore, t’iu mundësohet blerja e banesës në kushte të njëjta, siç janë procedurat në ligjin bazik”, tha ai.

Ndërsa, deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli-Dalipi tha se përmes këtij synohet zgjatja e afatit për aplikim për shitje dhe blerje të banesave edhe për tri vite.

“Përmes këtij projektligji synohet të bëhet vazhdimi i afatit për aplikim sipas ligjit, për të cilat eksiton e drejta banesore edhe për tri vite. Ky vazhdim i mundëson u mundëson palëve të interesuara të aplikojnë në institucionet përkatëse për të ushtruar drejtën banesore sipas ligjit të fjalë”, u shpreh ajo.

Përkrahje miratimit të këtij projektligji i dha edhe Abelard Tahiri nga PDK.

“Grupi parlamentar i PDK-së e përkrah një iniciativë të tillë. Kjo iniciativë besoj që është vonuar dhe është dashur vite më herët të procedohet në Kuvend….një iniciativë e tillë është e rëndësishme, e domosdoshme. Shpresojmë që edhe koha mes dy leximeve të kalojë sa më shpejtë”, u shpreh ai.

Ani pse tha se ky projektligj është për të vendosur rend, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj kërkoi që të largohet kriteri për afat kohor.

“Ky ligj është vendosur për të vënë rregull dhe mundësuar të gjithë atyre që kanë poseduar të drejtën e banimit, qoftë edhe me ndërmarrjet e ndryshme shoqërore. Ligjet duhet të jenë përmbajtjesore për me zgjidh problem dhe avancuar çështjet ligjore dhe jo komplotuar. Nuk mendoj që keni bërë zgjidhje në përcaktimin e afatit, kjo prapë të rikthen në pozicionin ku jemi aktualisht dhe mund të jemi të detyruar të vendosim norma tjetra ligjore, për shkak të kompleksit që ka shitja apo blerja në të drejtën banesore në Kosovë”, tha ai./FrontOnline

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort