Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për miratimin në Kuvend të Kosovës për marrëveshjen ndërkombëtare me vlerë prej 15 milionë euro, mjete këto të destinuara për distribuimin e vaksinave anti-COVID.Ministri i Financave, Punës e Transfereve, Hekuran Murati, në mbledhjen e sotme të Qeverisë, bëri të ditur se kjo marrëveshje ka kaluar të gjitha fazat që parashihen me Ligjin për Ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.“Kjo marrëveshje kap vlerën totale prej 15 milionë eurosh.
Miratohet marrëveshja me vlerë 15 milionë euro për shpërndarjen e vaksinave anti-COVID në Kosovë
Mjetet financiare kanë për synim mbështetjen për distribuim të vaksinave kundër COVID-19, një pjesë e tyre do të destinohen edhe për mbështejtje në furnizim me barna esenciale”, ka thënë Murati.
Ai tutje i ftoi ministrat të përkrahin edhe këtë marrëveshje si Projektligj.Në mbledhjen e sotme të Qeverisë është marrë vendim që të vazhdohen shtesat për pensionistët dhe familjet me asistencë sociale si dhe u ndanë 5 milionë euro për pagesën e polisës kufitare për mërgimtarët.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

Komisioni për Komunitete viziton shkollat e Prizrenit për të vlerësuar nevojat e nxënësve

