LAJME

Ministrja Haxhiu shpalos detaje të reja për zjarrin te QKUK

Ministrja Haxhiu shpalos detaje të reja për zjarrin te QKUK
TV Prizreni
TV Prizreni
21 Nëntor 2023, 13:53

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka dhënë detaje të reja për zjarrin sot në zyret e IML-së tek QKUK-ja.

Ministrja njofton se nuk ka pasur djegie ose dëmtim të mbetjeve mortore, arkivës së IML dhe mostrave.

“Rreth orës 8 të mëngjesit, nga drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Ditor Haliti, jam njoftuar që dy zyra në katin e dytë në objektin e IML, janë përfshirë nga zjarri.

Ekipet e zjarrëfikësve, policia, prokuroria menjëherë kanë shkuar në vendim e ngjarjes. Nga vlerësimet fillestare, nuk ka pasur djegie ose dëmtim të mbetjeve mortore, arkivës së IML dhe mostrave.

Ekipet e forenzikës dhe ekspertët e zjarrit dhe të elektroteknikës janë ende duke e kryer punën e tyre me qëllim që të dihen shkaqet e zjarrit. Policia dhe prokuroria po ashtu janë duke bërë punën e tyre.

Për shkak të atyre që kanë ndodhur në IML, me të drejtë qytetarët mund të jenë të shqetësuar lidhur me këtë mirëpo pa kuptuar shkakun e zjarrit nuk mund të japim informacione më shumë.

Sapo të kemi informacione më të detajuara lidhur me rastin, do të njoftojmë me kohë” shkruan Haxhiu në njoftim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika