- Reklama -

Ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde viziton sot Kosovën

Ministrja e Punëve të Jashtme e Suedisë, Ann Linde do të qëndroj sot për vizitë në Kosovë.Ajo udhëton së bashku me Ndihmës-sekretaren e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe Zëvendësdrejtoren ekzekutive të UN Women, Asa Regner, me ç’rast fokus kryesor i vizitës do të jetë agjenda “Gratë, Paqja dhe Siguria.

”Barazia gjinore dhe pjesëmarrja e grave në ndërtimin dhe ruajtjen e paqes gjatë viteve të fundit do të jenë gjithashtu në rend të ditës, duke reflektuar mbi strategjitë e suksesshme për përfshirjen dhe fuqizimin e grave, si dhe mbështetjen e grave të reja në punën për ndërtimin e paqes dhe parandalimin e konflikteve, drejtësinë tranzicionale si dhe arritjen e potencialit të grave në ndërtim të mirëbesimit.

- Reklama -

Temat e tjera të vizitës janë zbatimi i reformave strategjike të Kosovës, përpjekjet anti-korrupsion, zgjedhjet lokale, integrimi gjyqësor, promovimi dhe mbrojtja e të drejtave të personave që i përkasin komuniteteve si dhe tejkalimi i pandemisë.
Ministrja gjithashtu do të diskutojë çështje që lidhen me normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit, rëndësinë e stabilitetit rajonal dhe rolin e OSBE-së në të.Linde dhe Regner do të takohen me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz.

Kryesuesja do të takohet edhe me Ministrin për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq. Linde dhe Regner do ta takohen edhe me stafin e Misionit të OSBE-së në Kosovë si dhe do të vizitojnë projektet në terren.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Nëse e shihni këtë person lajmëroni menjëherë policinë

Njësiti i Hetimeve pranë Stacionit Policor në Lipjan, me...

MI jep dy kontrata me negocim në vlerë rreth 1.5 milion euro për punë shtesë në rrugën Prizren-Tetovë

Ministria e Infrastukturës do të nënshkruajë sot dy kontrata...

Këta janë 17 kandidatët për deputet në PDK që kanë siguruar ulëset, dhe të tjerët që po luftojnë ende

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon me numërimin e...

Aksidentohet autobusi i kompanisë kosovare në Kroaci

Autobusi i kompanisë nga Kosova “Harea Travel” ka dalë...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort