LAJME

Ministrja e Drejtësisë takon Prattipatin, thotë se do të ketë sundim të ligjit në çdo qelizë të shtetit

Ministrja e Drejtësisë takon Prattipatin, thotë se do të ketë sundim të ligjit në çdo qelizë të shtetit
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Shkurt 2026, 21:11

Ministja e Drejtësisë Donika Gërvalla ka takuar të ngarkuarën me punë të ShBA-së Annu Pratipati. Gërvalla ka shpërndarë një fotografi në Facebook, duke premtuar “sundim ligji, në çdo qelizë të shtetit”.

Postimi i plotë:

Sundimi i ligjit në çdo qelizë të shtetit. Zero tolerancë ndaj korrupsionit dhe asnjë kompromis me integritetin e drejtësisë.

Sot prita në takim të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara në Republikën e Kosovës, znj. Anu Prattipati, me të cilën biseduam për thellimin e bashkëpunimit në prioritetet kyçe të sektorit të drejtësisë.

Vetingu në sistemin e drejtësisë dhe funksionalizimi i plotë i Byrosë për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme janë masa thelbësore për rikthimin e besimit publik. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar mbetet vijë e prerë e mandatit tonë. Veçanërisht folëm edhe për forcimin e kapaciteteve kundër krimit kibernetik dhe rritjen e sigurisë kibernetike, si fushë e re ku zbatohet sundimi i ligjit dhe mbrohet siguria kombëtare.

Partneriteti i Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është i rëndësishëm në secilën fazë reformash, sepse shteti i së drejtës ndërtohet me vendosmëri të brendshme dhe mbështetje strategjike nga shtetet mike. Kosovës i duhet drejtësi që funksionon, pa kompromis dhe pa cenim të integritetit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika