LAJME

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tregon për ligjet që pritet të votohen sot

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tregon për ligjet që pritet të votohen sot
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Nëntor 2022, 11:06

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka ndjekur një praktikë të shefit të saj të ekzekutivit, për të njoftuar nga vetura përmes një videoje mbi rëndësinë e disa projektligjeve.

“Sot në seancën e Kuvendit trajtohen disa pika që janë shumë të rëndësishme për MD, por edhe për Qeverinë. Së paku me disa pika që ndërlidhen me ndryshimet që kemi bërë në kodin penal dhe kodin e procedurës penale, qëllimi i të cilave është dënimet plotësuese për kryesit e veprave penale që lidhen me dhunën në familje, dhunën në baza gjinore, dhunën seksuale, por edhe ngacmimet seksuale”, ka thënë Haxhiu.

Ajo tha se duke pasë parasysh uron që të ketë mbështetjen e gjithë deputetëve.

Edhe kryeministri Kurti, që sot ndodhet në Paris për të marrë pjesë në një forum për paqe, kishte bërë video të tilla.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika