Ministrja për Evropë e Austrisë, Karoline Edtstadler ka reaguar sot pasi Komisioni Evropian rekomandoi për Ukrainën statusin e kandidatit për në Bashkimin Evropian, duke thënë se nuk duhet të përdoren standarde të dyfishta, derisa kërkoi që Kosovës t’i jepet liberalizimi i vizave.
Edtstadle ditë më parë ishte takuar me ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ndërkaq sot në një postim në Twitter shkruan se mbajtja e premtimeve është një çështje sigurie për Evropën dhe një çështje e besueshmërisë së Bashkimit Evropian.
“Sot, Komisioni Evropian prezantoi opinionin e tij për aplikimin për anëtarësim të Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë. Këto tani duhet të analizohen në detaje gjatë ditëve në vijim.





