Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se Ministria e Shëndetësisë ka dhënë mbështetje rreth 4 milion euro për ndërtimin e Qendrës së re Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë qytet.
Kontrata është nënshkruar nga vetë kryetari i komunës dhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia.
Ndër tjerash, Muharremaj njoftoi se ditëve në vijim, qytetarët i presin edhe lajme tjera të mira.
“Urime Suharekë. Rreth 4 milion euro nga Ministria e Shëndetësisë për ndërtimin e QKMF -së së re në Suharekë. Faleminderit Ministrit Arben Vitia për bashkëpunimin. E lajme të tjera fantastike ditëve në vijim” – theksoi ai.