LAJME

Ministria e Mbrojtjes tregon arsyen e dorëheqjes së Armend Mehajt

Ministria e Mbrojtjes tregon arsyen e dorëheqjes së Armend Mehajt
TV Prizreni
TV Prizreni
8 Gusht 2023, 11:42

Koloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ejup Maqedonci, do të jetë ministër i ri i Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar vetë Maqedonci. “Sot do ta marr detyrën si ministër”, ka thënë Maqedonci për Kohën.

Maqedonci gjatë luftës në Kosovë ishte komandant i Batalionit të Parë të Brigadës 153 të Zonës Operative të Llapit.

Ministri Armend Mehaj ka dhënë dorëheqje të martën.

Liridona Gashi nga zyra për media e Ministrisë së Mbrojtjes ka thënë për Kohën se Mehaj ka dhënë dorëheqje për arsye familjare.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika