Ministria e Mbrojtjes njofton kandidatët për rekrutë në FSK, për rezultatet fillestare të kandidatëve që i janë nënshtruar testit të intervistës me datë 22 janar të këtij viti.
Sipas njoftimit, kandidatët e pa kënaqur me rezultatin kanë drejtë ankese, afati i ankesës është dy ditë, me datë 24.01.2022 dhe 25.01.2022 nga ora 09:00 deri 15:00 në Zyrën e Rekrutimit në G1SHPFSK (Hyrja nga Fushë Kosova), apo përmes e-mailit në adresën: rekrutimi.fsk@fsk-rks.org.
Ankesat e bëra para apo pas afatit nuk do të pranohen.





