Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka marrë dritën e gjelbër nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në blerjen e helikopterëve, radarë dhe mbrojtje ajrore.Kështu ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes.
Ministria e Mbrojtjes: FSK-ja merr dritën e gjelbër nga SHBA-ja për blerjen e helikopterëve

Në njoftim bëhet e ditur se Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili gjendet për vizitë zyrtare në SHBA, ka theksuar se SHBA kanë riafirmuar edhe një herë përkushtimin e tyre për të forcuar sigurinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës.“Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ndihmojnë Kosovën në ndërtimin e kapaciteteve për helikopterë, radarë dhe mbrojtje ajrore, duke e vendosur vendin tonë në një stad të ri të përgatitjes dhe sigurisë strategjike.
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili gjendet për vizitë zyrtare në ShBA, ka theksuar se SHBA kanë riafirmuar edhe një herë përkushtimin e tyre për të forcuar sigurinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës.“Mbështetja e SHBA-së përbën një shtyllë të rëndësishme për paqen, stabilitetin dhe zhvillimin e Kosovës, si një vend me vizion euroatlantik. Mirënjohje të thellë për aleatin tonë të përhershëm, ShBA-në, për ndihmën dhe besimin e vazhdueshëm”, u shpreh ministri Maqedonci, duke shtuar se përmes mbështetjes konkrete, kjo iniciativë jo vetëm që rrit aftësitë operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës, por edhe forcon pozicionin tonë si partner i besueshëm në rajon dhe më gjerë”, bëhet e ditur në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

Komisioni për Komunitete viziton shkollat e Prizrenit për të vlerësuar nevojat e nxënësve

