PRIZRENI ME RAJON

Ministria e Kulturës i rekomandon Dokufestit që të përfshijë personat me aftësi të kufizuara në programin e tyre

Ministria e Kulturës i rekomandon Dokufestit që të përfshijë personat me aftësi të kufizuara në programin e tyre
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Qershor 2022, 19:23

Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Sejnur Veshall, sot ka zhvilluar një takim me drejtoreshën e Dokufest, Linda Llulla.

Gjatë këtij takimi zv. ministri Veshall i ka përcjellur letër rekomanduese nga ministri Hajrulla Ceku, drejtoreshës Lulla, ku rekomandohet që në Dokufest të përfshihen personat me aftësi të kufiziuara.

Njoftimi i plotë:

Sot vizituam DokuFestin në Prizren, u takuam me drejtoreshën Linda Llulla

Përcollem letrën rekomanduese nga ministri ynë, z.Hajrulla Ceku, e cila parasheh që në Dokufest të përfshihen personat me aftësi të kufiziuara, me rastin e shpalljes së vitit 2022 si viti i personave me aftësi të kufizuara nga Qeveria e Kosovës.

Dëshirojmë të falënderojmë menaxhmentin e Dokufestit për ndjeshmërinë ndaj pjesëmarrjes së qytetarëve tanë me aftësi të kufizuara në jetën shoqërore.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika