LAJME

Ministria e Jashtme e Kosovës njofton se situata në kufirin Kroaci-Serbi është stabilizuar

Ministria e Jashtme e Kosovës njofton se situata në kufirin Kroaci-Serbi është stabilizuar
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Korrik 2026, 12:18

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka njoftuar se situata në pikën kufitare Bajakovo, ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë, është stabilizuar pas pritjeve dhe kolonave të gjata të raportuara gjatë ditës së djeshme.

Sipas njoftimit të publikuar sot, “qarkullimi në këtë pikë kufitare tashmë po zhvillohet pa vonesa të gjata.”

Një ditë më parë, në këtë drejtim kufitar ishin raportuar kolona të mëdha, duke bërë që Ambasada e Kosovës në Kroaci të aktivizohej për të përcjellë situatën dhe për të komunikuar me autoritetet lokale.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës kishte njoftuar më 19 korrik se, përmes Ambasadës së Kosovës në Kroaci, ishte në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet kompetente kufitare.

Sipas MPJD-së, ngadalësimi i përkohshëm i qarkullimit ishte shkaktuar kryesisht nga zbatimi i Sistemit EES (Entry/Exit System), i cili ka sjellë procedura shtesë gjatë kontrolleve kufitare.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika