- Reklama -

Ministria e Financave thotë se jo të gjitha kategoritë e pensionistëve janë të liruar nga paraqitja

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se disa kategori të pensionistëve janë të liruar nga paraqitja në zyre për të dëshmuar se janë gjallë. MFPT-ja ka thënë se janë të liruar përfituesit e pensioneve kontributive, parciale kontributive dhe familjare.

Por, MFPT-ja ka thënë se pensionistët e kategorive tjera vazhdojnë ta kenë obligim paraqitjen sipas legjislacionit në fuqi.

- Reklama -

“MFPT ka ndërmarrë hapa të vazhdueshëm për të lehtësuar shërbimet për pensionistët, duke përfshirë: Ekipet mobile që ofrojnë shërbime në shtëpi për ata që nuk mund të paraqiten fizikisht, në të gjitha shtatë rajonet e Kosovës; Thjeshtësimin e procedurave për personat paraplegjikë, tetraplegjikë dhe të verbër, duke eliminuar proceset e panevojshme dhe të lodhshme të rivlerësimit. MFPT mbetet e përkushtuar për të siguruar shërbime më të thjeshta dhe më të shpejta për pensionistët duke ruajtur njëkohësisht integritetin dhe qëndrueshmërinë e skemave pensionale”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Gjykata Supreme  në dhjetor të vitit të kaluar ka shpallur të paligjshme nenet dhe paragrafët që obligonin pensionistët të paraqiteshin çdo gjashtë muaj për të dëshmuar se janë gjallë dhe masat sanksionuese nëse kjo nuk bëhej.

Vendimi është marrë pas padisë së E.Sh..

Në vendim theksohet se Ministria është e obliguar që të monitorojë nëse pensionisti është gjallë. Pra autoritetet janë përgjegjëse të parë e jo qytetari. Si rrjedhojë e vendimit, pensionistët nuk mund të penalizohen nëse nuk paraqiten.

“Pas shqyrtimit të rastit, Gjykata Supreme konstatoi se paragrafët ku parashihen pasoja për pensionistët, siç është ndalimi i pensionit, nuk janë në harmoni me ligjin dhe si të tillë janë të paligjshëm. Nëse pensionisti nuk lajmërohet siç është përcaktuar, Ministria obligohet që të monitorojë burimet ekzistuese të informatave me qëllim të identifikimit të pensionistëve që kanë vdekur. Pra, përgjegjësia e parë për verifikimin e statusit të jetës së pensionistit është e vetë organit publik dhe jo e qytetarit. Kjo dispozitë krijon detyrimin që Ministria të shfrytëzojë çdo mekanizëm administrativ dhe çdo burim zyrtar të informatave përpara se të ndërmarrë masa kufizuese ndaj pensionistit. Ligji ka paraparë një mekanizëm që mbështetet në verifikim aktiv nga ana e Ministrisë dhe jo në barrë disproporcionale ndaj pensionistit”, thuhet në njoftim të Supremes të mërkurën.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Aksident tragjik në fshatin Pouskë të Prizrenit – humb jetën një 19-vjeçare

Një aksident tragjik trafiku ka ndodhur sot në orët...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join Unique Adventures – Exclusive Rewards

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort