Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka shpallur konkursin për ndarjen e bursave për nxënësit e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian për vitin shkollor 2026/2027, të regjistruar në klasën e X, XI ose XII në gjimnaze dhe shkolla profesionale publike në Republikën e Kosovës.
Sipas njoftimit, vlera e bursës do të jetë 40 euro në muaj, përkatësisht 400 euro për vitin mësimor.
Afati i aplikimit është nga data 28 shtator deri më 12 tetor 2026.
“Gjatë aplikimit, kandidatët duhet të ngarkojnë dokumentet e kërkuara në konkurs. Përzgjedhja bëhet duke marrë parasysh suksesin në shkollë, gjendjen socioekonomike dhe kriteret e tjera të përcaktuara në konkurs.” – thuhet në njoftim.