LAJME

Ministri Murati: Mandatin e radhës, pagën minimale do ta bëjmë 500 euro

Ministri Murati: Mandatin e radhës, pagën minimale do ta bëjmë 500 euro
TV Prizreni
TV Prizreni
6 Shkurt 2025, 14:33

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka theksuar se të gjitha qeveritë e mëparshme kishin premtuar rritjen e pagës minimale, por sipas tij vetëm Qeveria Kurti ka arritur ta realizojë këtë premtim, duke e rritur atë në 350 euro.

Përmes një postimi në Facebook, ai nënvizoi se në mandatin e ardhshëm, paga minimale do të arrijë në 500 euro.

“Të gjitha qeveritë e mëparshme kishin premtuar rritjen e pagës minimale, por vetëm Qeveria Kurti e realizoi premtimin duke e rritur në 350 euro. E në mandatin e radhës, pagën minimale do ta bëjmë 500 euro, dhe qytetarët tashmë e dijnë se ne jemi të vetmit që e realizojmë kur e themi këtë”, tha Murati./Arbresh.info

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika