Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci priti sot në takim komandantin e ri të KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajor Roberto Vergori, të cilin e uroi për marrjen e detyrës së re dhe suksese në përmbushjen e mandatit të tij.
Në takim u diskutua mbi zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, rëndësinë e komunikimit dhe koordinimit të vazhdueshëm, si dhe avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve vendore dhe KFOR-it.
“Theksova se anëtarësimi i Republikës së Kosovës në NATO mbetet prioritet strategjik dhe objektiv kyç për të ardhmen e vendit tonë”, tha Maqedonci.





