LAJME

22 OJQ në Shqipëri kërkuan të krijohet hapësirë për dialog, Rama: Bujrum, dialog, ku të doni

22 OJQ në Shqipëri kërkuan të krijohet hapësirë për dialog, Rama: Bujrum, dialog, ku të doni
TV Prizreni
TV Prizreni
19 Tetor 2026, 13:45

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka reaguar 22 organizatave joqeveritare që i kanë bërë thirrje përfaësuesve të politikës e drejtuesve të shtetit që ta shmangin retorikën nxitëse dhe të krijojnë hapësirë për dialog, në kohën kur Shqipëria po përballet me protesta.

Rama u ka kërkuar këtyre organizatave që të japin të parët shembullin e dialogut dhe për sa i takon Qeverisë ata do të jenë aty.

“E ndërkohë distancohuni qartë nga dhuna, gurët, zjarrvënia e institucioneve, keqpërdorimi i të miturve, që të ndihmoni kësisoj edhe protestuesit paqësorë të ushtrojnë të drejtën e tyre, e cila nuk rrezikohet nga policia po nga dhunuesit që i prijnë maskaradës pseudo-studentore. Dhe po, të respektojmë të gjithë bashkë të drejtën e protestës paqësore – nga dhunuesit në krye të protestës!” – ka shkruar Rama në Facebook.

Rama ka kërkuar që ta mbrojnë të gjithë bashkë jetën dhe dinjitetin e çdo personi “nga dhuna dhe manipulimi!”

“Asnjë jetë nuk duhet vënë në rrezik dhe asnjë lojë nuk duhet bërë me jetën e vendit. Bujrum, dialog. Ku të doni. Kur të doni. Pa kushte.” – ka theksuar Rama.

Para këtij reagimi, mëngjesin e sotëm, Rama ka premtuar nga 2 mijë e 500 euro për secilin polic në Shqipëri që është i angazhuar këto ditë në protestat e dhunshme anti-qeveritare.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika