Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka thënë se nuk është vetëm Kosova i vetmi shtet që s’do të mund t’i përdor të gjitha vaksinat antiCOVID.
Ministri Latifi: Nuk është Kosova i vetmi shtet që s’do të mund t’i përdor të gjitha vaksinat antiCOVID

Duke iu përgjigjur deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiut, në lidhje me skadimin e afatit të vaksinave, ministri tha se nuk është hedhur asnjë, gjithsesi kjo do të ndodhë sepse do t’iu skadojë afati.
“Nuk është vetëm Kosova shteti që nuk do të mund t’i përdor të gjitha vaksinat që ne i kemi marr. Fatkeqësisht me rregulloret ndërkombëtare nuk është e lejuar që një shtet të ja jap vaksinat një shtetit tjetër, unë nuk jam absolutisht i kënaqur me këtë, por edhe gjithë të tjerët kanë për të humbur vaksina. S’kemi hedhur asnjë, por kemi me i hedh gjithsesi sepse do t’iu skadojë afati’, tha Latifi. /Klankosova.tv/
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

MASH: Njoftimi për ndërprerjen e mësimit më 6 tetor është i rremë

Sot përfundon afati për zgjedhjen e Presidentit, Kuvendi rrezikon shpërndarjen

Abrashi: Shteti nuk mund të drejtohet me ultimatume, dhuna nuk është rrugë demokratike

