LAJME

Ministri i mbrojtjes i Kroacisë, nesër vjen për vizitë në Kosovë

Ministri i mbrojtjes i Kroacisë, nesër vjen për vizitë në Kosovë
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Dhjetor 2021, 16:13

Ministri i mbrojtjes i Kroacisë, Mario Banozhiq nesër do të qëndroj në vizitë zyrtare në Kosovë, thuhet në një kumtesë të Ministrisë së Mbrojtjes.

Siç theksohet, ministri i mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, nesër, më 17 dhjetor, me fillim nga ora 09:00 do të presë ministrin e mbrojtjes së Republikës së Kroacisë, Mario Banozhiq, me një delegacion.

Fillimisht, dy ministrat e mbrojtjes do të zhvillojnë një takim të drejtpërdrejtë dhe më pas do të pasojë takimi i delegacioneve të dy vendeve.

Pas këtyre takimeve do të nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë dhe më pas do të ketë një adresim para mediave.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika