LAJME

Ministri Hoti: Qeveria ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm në avancimin e të drejtave të pensionistëve

Ministri Hoti: Qeveria ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm në avancimin e të drejtave të pensionistëve
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Nëntor 2026, 10:36

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, priti në takim përfaqësuesit e Lidhjes së Organizatave Komunale të Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës të Kosovës.

Sipas njoftimit, ministri diskutoi me ta për nevojat, kërkesat dhe çështjet me interes për kategoritë që përfaqësojnë.

Siç bën të ditur Ministria, gjatë takimit, Hoti theksoi se Qeveria ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm në avancimin e të drejtave të pensionistëve, përmes ndryshimeve ligjore, rritjes së pensionit bazik nga 90 në 150 euro dhe mbështetjes së vazhdueshme financiare, duke ritheksuar përkushtimin për reformimin e sistemit pensional.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika