Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, priti në takim pianisten, Riola Susuri dhe e përgëzoi për suksesin e saj në garën ndërkombëtare të pianos “International Piano Balkan Competition – Vienna 2026”.
Në finalen e mbajtur më 20 nëntor 2026 në Mozarthaus Vienna, Riola fitoi çmimin e parë dhe u shpall interpretuesja më e mirë e garës.
Riola ishte përfituese e thirrjes për mobilitet të Ministrisë së Sportit dhe Rinisë, përmes së cilës u mbështet pjesëmarrja e saj në këtë garë.
“Si Ministri, jemi shumë krenarë që e kemi mbështetur Riolën në këtë rrugëtim dhe që kemi kontribuar që ajo ta prezantojë talentin e saj në skenën ndërkombëtare. E urojmë Riolën për këtë arritje dhe i dëshirojmë suksese të mëtejshme në rrugëtimin e saj artistik.” – thekson Ministria.
Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.