I është caktuar një muaj paraburgim të dyshuarit në Gjilan i cili duke mashtruar se vuan nga leukemia akute, përmes platformës “GoFound” dhe thirrjeve për ndihmë të organizuara brenda qytetit ka përfituar 189.208.8 euro.
Ai dyshohet se kishte prezantuar edhe dokumentacion të rremë nga spitali “Acibadem Altzunizade” në Stamboll të Turqisë, me arsyetimin se do t’i nënshtrohet trajtimit lidhur me sëmundjen.
“E më pas përmes hapjes së “GoFound” dhe aktivitetit të familjarëve dhe personave të ndryshëm në qytetin e Gjilanit, ka arritur ta grumbullojë shumën prej 162.522 euro, në rrjetin “GoFound”, si dhe nga aktiviteti për grumbullimin e mjeteve në qytetin e Gjilanit janë grumbulluar shuma prej 26.684.8, me çka të dëmtuarve, konkretisht qytetarëve të ndryshëm, iu ka shkaktuar dëm material në vlera të ndryshme, e që shuma e tërësishme arrin vlerën prej 189.206.8 duke krijuar dobi pasurore për vete”, thuhet në njoftim.
Më këto veprime i pandehuri dyshohet të ketë kryer veprën penale mashtrimi.