LAJME

Konjufca: Këshilli i BE-së t’i kërkojë Komisionit Evropian përgatitjen e opinionit për aplikimin e Kosovës

Konjufca: Këshilli i BE-së t’i kërkojë Komisionit Evropian përgatitjen e opinionit për aplikimin e Kosovës
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Nëntor 2026, 14:27

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, bëri thirrje që Këshilli i BE-së të kërkojë nga Komisioni Evropian përgatitjen e opinionit për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në familjen e madhe evropiane.

Në takimin e ministror të Grupit të Miqve të Ballkanit Perëndimor në Athinë,  Konjufca theksoi se një proces i besueshëm i zgjerimit të Bashkimit Evropian duhet t’i jep mundësi secilit vend të Ballkanit Perëndimor të përparojë në bazë të meritave dhe reformave të realizuara.

Konjufca theksoi përparimin e Kosovës në reformat demokratike, përputhjen e plotë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, si dhe gatishmërinë për të marrë pjesë në misionet dhe operacionet e Bashkimit Evropian.

“Kosova ka dëshmuar përkushtimin e saj ndaj integrimit evropian, si përmes reformave, ashtu edhe përmes qëndrimit të saj të palëkundur në mbështetje të politikave të BE-së. Tani është koha që ky përkushtim të përcillet me hapa konkretë nga BE, duke i mundësuar Kosovës të ecë përpara në procesin e anëtarësimit, njësoj si vendet e tjera të rajonit”, ka thënë ai.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika