Ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Hajrullah Çeku në konferencën e sotme për media foli për çështjen e rifillimit të punimeve për rinovimin e stadiumit “Adem Jashari” në Mitrovicë, si dhe për licencimin e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).
Punimet për rinovimin e stadiumit “Adem Jashari” në Mitrovicë ishin parashikuar të fillojnë me përfundimin e pandemisë Covid-19, por që nuk kanë filluar për shkak të problemit të shpronësimit të pronave, raporton KosovaPress.
Ministri Çeku zbuloi se çështja e projektit të rinovimit të stadiumit “Adem Jashari” është në fazën e fundit të rregullimit të çështjes së shpronësimit, dhe u shpreh i bindur se kjo çështje do të përmbyllet së shpejti.





