LAJME

Ministri Çeku: Shtëpia e familjes Sokoli në Prizren do t’i nënshtrohet restaurimit

Ministri Çeku: Shtëpia e familjes Sokoli në Prizren do t’i nënshtrohet restaurimit
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Korrik 2022, 21:20

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se shtëpia e familjes Sokoli në Prizren do t’i nënshtruar restaurimit. Ai e ka vlersuar lartë këtë familje duke thënë se është shembull ndaj mbrojtjes së vlerave.

Aktualisht në Prizren janë duke realizuar ndërhyrje në mbi 20 asete të trashëgimisë kulturore.

Shkrimi i plotë i ministrit Çeku:

Kjo kryevepër e krijimtarisë artistike të mendjes dhe dorës së njeriut do t’i nënshtrohet restaurimit. Shtëpia e familjes Sokoli në Prizren është shembull i përkushtimit të familjes ndaj mbrojtjes së vlerave edhe kur ka munguar mbështetja institucionale. Kjo traditë e palakmueshme do të marr fund, pasi jemi në fazën përfundimtare të përgatitjes për të nisur punimet restauruese në këtë shtëpi të veçantë.

Vazhdojmë pa u ndalur me investime në trashëgiminë tonë kulturore. Së fundmi kemi nisur ndërhyrjet restauruese edhe në disa nga shtëpitë tradicionale të Prizrenit.

Aktualisht jemi duke realizuar ndërhyrje në mbi 20 asete të trashëgimisë kulturore në Prizren. Ruajtja e dëshmive materiale të së kaluarës, fuqizimi i identitetit dhe karakterit kulturor, dhe kontributi në ekonominë lokale janë arsyet kryesore të angazhimit tonë në këtë sektor, ka shkruar Çeku.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika