Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka pritur në takim Islam Selmanin pas kthimit në Kosovë si nënkampion i botës në karate.
Ministri Çeku pret Islam Selmanin: Ky triumf është frymëzim për të gjithë sportistët tanë

“Pata kënaqësinë ta mirëpres në zyrë, Islam Selmanin së bashku me përzgjedhësin Isak Curri, kryetarin e Federatës së Karatesë, Besart Baruti dhe sportistët tjerë.
Ky është një rezultat historik për sportin tonë dhe një dëshmi e punës dhe vendosmërisë së Islamit. Ai na bëri krenarë të gjithëve dhe e ngriti karatenë e Kosovës në majat e garave botërore.
Ky triumf është frymëzim për të gjithë sportistët tanë.
Urime Islamit dhe gjithë ekipit!” ka shkruar Ministri Çeku në Facebook.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Çmimet e derivateve: Nafta deri në 1.60 euro, benzina deri 1.39 euro

Osmani pret përfaqësuesit e NATO-s, falënderon për misionin në mbrojtjen e Kosovës

Kusari: Nuk ka krizë në furnizimin me derivate të naftës në Kosovë

