LAJME

Ministri Çeku: Njërës prej shtëpive më të bukura të Prizrenit po i kthehet shkëlqimi

Ministri Çeku: Njërës prej shtëpive më të bukura të Prizrenit po i kthehet shkëlqimi
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Maj 2024, 13:13

Përmes një postimi në facebook, ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka njoftuar për punimet restauruese të shtëpisë së, Adem Aga Gjonit, duke shkruar se njërës prej shtëpive më të bukura të Prizrenit po i kthehet shkëlqimi.

“Shtëpia e Adem Aga Gjonit paraqet një ndër shembujt më karakteristik të arkitekturës tradicionale të shek. XVIII, ku krijimtaria artistike e mjeshtërve prezantohet në trajtë të përkryer.

Ky aset i veçantë po restaurohet në mënyrë që vlerat e saj të vazhdojnë të ruhen e prezantohen edhe për brezat e ardhshëm.”, ka shkruar ministri Çeku.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika