LAJME

Miliarderi japonez kërkon tetë persona nga e gjithë bota, për të fluturuar në Hënë

Miliarderi japonez kërkon tetë persona nga e gjithë bota, për të fluturuar në Hënë
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Mars 2021, 10:26

Miliarderi japonez Yusaku Maezawa po fton rreth tetë anëtarë të publikut që të bashkohen me të për një udhëtim rreth hënës në fluturimin e Elon Musk në SpaceX.

“Unë dua që njerëz nga të gjitha llojet e prejardhjeve të bashkohen”, tha ai në një video përmes twitter, ku ndau gjithashtu një lidhje me detajet e aplikacionit.

Ai tha se për të gjithë do të paguajë udhëtimin, kështu që ata që do të vijnë në bord do të fluturojnë falas.

Misioni, i quajtur DearMoon (E dashura Hënë), është planifikuar të zhvillohet në 2023.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika