Michel: Shqipëria ka plotësuar çdo kusht për hapjen e negociatave

LAJMEMë pak se 1 min. për lexim
TV Prizreni
Botuar nga: TV Prizreni|May 20, 2022
Michel: Shqipëria ka plotësuar çdo kusht për hapjen e negociatave

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin shqiptar Edi Rama tha se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Procesit të integrimit i duhen dhënë energji të reja përmes reformave, tha kreu i KE, në mënyrë që ai të përshpejtohet, pa pritur që të gjitha kushtet të plotësohen.

“Duhet t’i japim energji të reja procesit të integrimit për të krijuar stimuj të rinj për reforma dhe për të përshpejtuar procesin e integrimit. Po punojmë që të japim rezultate konkrete. Po bëjmë përshpejtimin e integrimit. Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet për hapjen e negociatave për anëtarësim dhe bisedimet duhet të nisin sa më shpejt”, tha Michel./Euronews

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika