LAJME

Bogujevci: Kosova po bën hapa konkretë drejt krijimit të Teatrit të Operës dhe Baletit

Bogujevci: Kosova po bën hapa konkretë drejt krijimit të Teatrit të Operës dhe Baletit
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Nëntor 2026, 10:25

Ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci ka thënë se Kosova po bën hapa konkretë drejt krijimit të një shtëpie të re për institucionet kulturore skenike dhe artistët skenik, Teatrit të Operës dhe Baletit.

Bogujevci në një postim në Facebook shkruan projekti, i hartuar nga studioja prestigjioze daneze BIG, e udhëhequr nga arkitekti Bjarke Ingels, parasheh një infrastrukturë bashkëkohore, me katër salla për shfaqje dhe performanca artistike, hapësira për prova dhe përgatitje të artistëve, si dhe ambiente për edukim, konferenca dhe aktivitete publike.

“Sot u njoftuam nga ekipi projektues për ecurinë e projektit të Teatrit të Operës dhe Baletit, një prej investimeve më të rëndësishme infrastrukturore për kulturën në Kosovë, që do të ndikojë në zhvillimin e institucioneve tona të arteve muzikore dhe skenike për dekadat që vijnë. Kosova po bën hapa konkretë drejt krijimit të një shtëpie të re për institucionet kulturore skenike dhe artistët skenik. Projekti, i hartuar nga studioja prestigjioze daneze BIG, e udhëhequr nga arkitekti Bjarke Ingels, parasheh një infrastrukturë bashkëkohore, me katër salla për shfaqje dhe performanca artistike, hapësira për prova dhe përgatitje të artistëve, si dhe ambiente për edukim, konferenca dhe aktivitete publike.” – ka shkruar ministrja.

Sipas saj, kjo hapësirë do të krijojë kushte moderne për artistët dhe institucionet kulturore, duke pasuruar ofertën artistike dhe jetën kulturore në vend.

“Nga prezantimi pamë se projekti kryesor është drejt finalizimit dhe po avancon në përputhje me planin dinamik të paraparë.” – shtoi Bogujevci.

Ajo theksoi se pas përfundimit të projektit zbatues, Ministria do të nisë procedurat e prokurimit për ndërtimin e Teatrit të Operës dhe Baletit.

“Një hap i rëndësishëm drejt realizimit të kësaj vepre që do t’i shërbejë kulturës dhe artistëve tanë.” – përfundoi ministrja Bogujevci.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika