Kalo te përmbajtja
LAJME

Kuvendi sot me seancë të jashtëzakonshme plenare, diskutohet Raporti i KE-së

Kuvendi sot me seancë të jashtëzakonshme plenare, diskutohet Raporti i KE-së
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Nëntor 2026, 10:20

Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme plenare, në të cilën deputetët do të zhvillojnë debat parlamentar lidhur me Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2026.

Seanca do të mbahet në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës, duke filluar nga ora 13:00.

Në kuadër të kësaj seance, në rend dite është shqyrtimi i gjetjeve dhe rekomandimeve të paraqitura nga Komisioni Evropian, si dhe diskutimi për mënyrën e adresimit të tyre nga institucionet e Kosovës.

Ndryshe, Raporti i Komisionit Evropian vlerëson progresin e vendit në procesin e integrimit evropian, duke evidentuar njëkohësisht sfidat dhe fushat ku kërkohen reforma dhe angazhim më i madh institucional.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika